Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e Play-Off-it për kualifikimin në Botëror, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në mars.
Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, komentoi për shortin menjëherë pas hedhjes së goglave në Zyrih, duke theksuar se skuadra polake duket ndryshe nga takimi i mëparshëm.
“Do të jetë një Poloni tjetër, me shumë lojtarë dhe trajner të rinj, që ndryshon mënyrën e tyre të lojës krahasuar me ndeshjen e parë”, tha trajneri brazilian, duke paralajmëruar për një përballje sfiduese.

