Saturday, April 20, 2024
spot_img

Prag ndeshja Rabotniçki, flet Besmir Bojku

Ndeshjet me Rabotniçkin gjithmonë kanë qenë interesante. Pavarësisht bilancit pozitiv që kemi me këtë skuadër, Besmir Bojku, thotë se çdo ndeshje është histori në vete…

 

E diela është e rezervuar për ndeshjen e parë të stinorit pranveror. Kundërshtarë i yni i parë në këtë pjesë të dytë të sezonit do të jetë Rabotniçki. Vetëm një disfatë në 13 ndeshje kampionale ndaj “romantikëve”, bënë që neve në letër të jemi favorit.

Megjithatë Besmir Bojku në intervistën e tij, thotë se çdo ndeshje është histori në vete dhe se duhet të futemi me qëllimin e vetëm 3 pikët, nëse dëshirojmë të ecim me hapa të sigurtë drejt titullit.

“Na pret një ndeshje e vështirë kundër Rabotniçkit. Gjithmonë ndeshjet me këtë skuadër kanë qenë shumë interesante. është e vërtetë se kemi bilanc pozitiv, tradita flet në anën tonë, por çdo ndeshje është histori në vete, por sigurisht se nëse duam kreun e tabelës, duhet të futemi me të vetmin qëllim, 3 pikët e plota. Mendoj se jemi përgatitur shumë mirë, kemi marrë ngarkesën e duhur në Antalia të Turqisëm aty ku shfrytëzuam në maksimum kushtet e mira që kishim dhe shpresoj që tani të marrim frutet e punës”.- thotë Besmir Bojku, i cili nesër kundër “romantikëve” do të zhvillojë ndeshjen e tij të 15-të.

9 fitore, 4 barazime dhe vetëm një disfatë, është epilogu personal i Bojkut në përballjet ndaj Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër golin e vetëm e kishte realizuar si pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Si pjesë e Struga Trim Lum, Bojku nuk njeh disfatë në ndeshjet ndaj skuadrës shkupjane të Rabotniçkit.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT