Prerja ilegale e druve ka shkaktuar dëme të mëdha

Prerja ilegale e druve ka shkaktuar dëme të mëdha

Prerja ilegale e druve mbetet fenomeni më pak i trajtuar nga institucionet përkatëse pavarësisht dëmeve të shumta që shkakton. Qytetarët nuk kanë besim në institucionet kompetente që duhet të merren me prerjet ilegale të pyjeve, si dhe në Gjyqësor e Prokurori, të cilat janë përgjegjëse për sanksionimin e shkelësve të Ligjit për Pyjet, thuhet në hulumtimin e shoqatës “Reford”.

“Shifrat formale shkojnë diku deri në 30 mijë metër kub në vit dëmtime në pyje. Megjithatë, disa hulumtime që janë bërë në vitin 2017 sipas metodologjisë së FAO-s ,Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimi dhe Bujqësi tregojnë se shifrat janë ndoshta dhjetë herë më të larta. Konkluzionet e grupeve të ndryshme kërkimore, si përdoruesit e produkteve të drurit, kryesisht dru zjarri, pronarët e pyjeve private, pronarët e drurit, objektet përpunuese dhe komunat nuk janë të kënaqur me punën e institucioneve përkatëse, prokurorët dhe gjykatat në lidhje me trajtimin e këtij fenomeni”, deklaroi Sasho Petrovski, Shoqata “Reford”.

Sipas hulumtimit, vitin e kaluar ka pasur 200 kallëzime penale për vjedhje druri, por asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar në gjykatë. Daniela Irotova-Lazareva, sekretare shtetërore në Ministrinë e Bujqësisë tha se duhen ndërhyrje në Kodin Penal dhe Ligjin për Pyjet, ku masat ndëshkuese duhet të rriten në mënyrë drastike.

“Po angazhohemi që deri në muajin mars të kemi një ligj të ri për pyjet, i cili do të jetë funksional dhe do të përfshijë të gjitha anomalitë që kanë ekzistuar deri më tani dhe do të përfshihet edhe ky seksion me vjedhjet e drurit, duke parashikuar dënime të larta ligjërisht për vjedhësit e drurit. dhe çështja e kontrollit dhe sanksioneve do të rregullohet në raportet e dorëzuara”, u shpreh Daniella Irotova Llazarevs, sekretar shtetëror.

Në hulumtimin e Shoqatës së qytetarëve “Reford” janë përfshirë 515 të anketuar në tetë komuna nga tetë rajone planore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përve­ç se shifrat për prerjet ilegale janë alarmante të dhënat joformale të FAO-s thonë se çdo vit ilegalisht priten rreth 500.000 metra kub dru, apo janë pemë të rregulluara në gjatësi prej 500 kilometrash dhe me lartësi një metër, nga Shkupi e deri në Nish. /Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights