Presidenti Begaj në Pragë: Bashkëpunimi Shqipëri-Çeki fuqizohet për integrimin në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon vizitë zyrtare në Çeki, ku u prit nga homologu i tij, Presidenti Petr Pavel. Në fokus të takimeve ishin integrimi i Shqipërisë në BE, bashkëpunimi ekonomik e kulturor, siguria evropiane dhe Euroatlantike.

 

Begaj vlerësoi mbështetjen e Çekisë gjatë dy Presidencave të saj në BE, duke theksuar rolin e vendit si mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe rajonit në rrugën evropiane. Presidenti diskutoi gjithashtu për rritjen e shkëmbimeve tregtare, investimeve çeke dhe zhvillimin e turizmit dhe kulturës, duke shprehur gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin në teknologji, inovacion dhe energji të pastër.

 

Gjatë vizitës, Begaj u takua edhe me udhëheqës të tjerë çekë, duke forcuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT