Sunday, April 28, 2024
spot_img

Presidentja: Epopeja e Dukagjinit është një nga kapitujt më heroik të luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 26 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Përkujtimi i plotë i Presidentes:

Epopeja e Dukagjinit është një nga kapitujt më heroik të luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

26-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë sulmuan Gllogjanin, teksa u përballën me rezistencë të pashoqe të familjes Haradinaj.

Dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj në këtë ditë e fituan përjetësinë, duke u bërë heronjtë tanë të përhershëm.

Kjo Epope përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s, kundrejt caqeve të regjimit gjenocidal të Serbisë dhe është dëshmi se për lirinë tonë dhanë kontribut të madh edhe aleatët tanë.

Nderim përjetë për të gjithë heronjtë e UÇK-së, sikurse edhe për aleatët tanë të palëkundur që na qëndruan përkrah në përmbushjen e ëndrrës sonë për liri e shtet.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT