Thursday, May 2, 2024
spot_img

Presidentja Osmani emëron znj. Learta Hollaj, Shefe të Stafit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Shefe të Stafit, znj. Learta Hollajn, e cila deri tashti ka mbajtur postin e zv. Shefes së Stafit të Presidentes.

Learta Hollaj i është bashkuar ekipit të Presidentes Osmani katër vjet më parë, fillimisht si këshilltare e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e pastaj si zëvendës shefe e stafit të Presidentes.

Përgjatë kësaj periudhe, angazhimi i znj. Hollaj ka qenë i fokusuar në politikën e jashtme, politikat në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, sektorin e energjisë, si dhe në avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Znj. Hollaj ka një përvojë disavjeçare në shoqërinë civile në Kosovë, me ekspertizë në qeverisjen demokratike, sektorin e energjisë, mbrojtjes së mjedisit dhe hulumtimit e avokimit në fushën e politikave publike.

Studimet bachelor, znj. Hollaj, i ka mbaruar në RIT Kosova në Prishtinë, ndërsa ato master në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest.

Presidentja Osmani e ka falënderuar znj. Hollaj për angazhimin e deritashëm në pozitën e zv. Shefes së Stafit dhe i ka uruar sukses në përmbushjen e objektivave të Presidentes dhe Kabinetit të saj nga pozita e sapoemëruar.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT