Presidentja Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në BE dhe NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Serbia vazhdimisht përpiqet të dëmtojë sovranitetin e vendit përmes destabilizimit, dezinformimit dhe mbështetjes së grupeve terroriste. Ajo theksoi se forcimi i aleancave me vendet demokratike është përgjigjja më e mirë ndaj këtyre sfidave, duke e cilësuar Serbinë si një dorë të zgjatur të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Në një fjalim të mbajtur të enjten përpara studentëve në Universitetin e Berlinit, Osmani theksoi se e ardhmja e Kosovës është e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Ajo shtoi se Kosova nuk kërkon privilegje, por proces meritor dhe drejtësi, duke nënvizuar se çdo vonesë burokratike mund të krijojë hapësira për aktorë keqdashës.

“Kur Kosova kryen reformat dhe detyrat e nevojshme, atëherë duhet të ketë një rrugë të hapur drejt anëtarësimit në BE,” tha presidentja.

Osmani vuri në dukje edhe përforcimin e demokracisë në vend, duke përmendur zgjedhjet e lira dhe konkurruese, të cilat sipas saj janë ndër më të mirat në rajon.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com