Saturday, July 27, 2024
spot_img

Presidentja Siljanovska Davkova nesër do ta dorëzoj mandatin për përbërjen e Qeverisë

Kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, nesër, më 6 qershor në ora 12:00, do t’ia dorëzojë mandatin për përbërjen e Qeverisë kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, njoftoi Kabineti Presidencial. Dorëzimi i mandatit do të bëhet në Villa Vodno.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj të këtij viti, VMRO-DPMNE fitoi më së shumti vota, pra 58 deputetë në Kuvend.

Mickoski sot tha se negociatat me partnerët e ardhshëm qeveritar janë drejt fundit, por nuk dha detaje për vendimet kadrore. Partner i koalicionit në qeverinë e ardhshme do të jetë koalicioni “Vredi” dhe me shumë gjasa lëvizja ZNAM.

Sipas kushteve ligjore, Qeveria duhet të formohet në afat prej 20 ditësh pas dorëzimit të mandatit, ndërsa me shumicë votash në Kuvend duhet të merret përkrahja për përbërjen e re të kabinetit qeveritar.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT