Dy ndeshje si mysafire dhe dy si vendase do të zhvillojnë kuqezinjtë gjatë muajit prill. Të dielën jemi mysafirë të Makedonija Gj.P..
Shkëndija ka mbyllur muajin mars me fitore bindëse 4:1 përballë Bregallnicës në duelin e luajtur dje në kuadër të xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Me 8 ndeshje deçizive për fatin e sezonit deri në mbyllje të kampionatit, kuqezinjtë shikojnë përpara për 4 duelet e muajit prill.
Të dielën e 7 prillit luajmë si mysafir me Makedonija Gj.P. në Shkup, derisa një javë më vonë (14 prill) në Tetovë presim Sileksin. Xhiroja e 28-të sjell transfertë me Tikveshin në Kavadar (21 prill), derisa më 28 prill në Tetovë takohemi me Gostivarin.