Komuna e Prishtinës ka vendosur të anulojë procesin mësimor për ditën e sotme si masë paraprake ndaj rrezikut të mundshëm nga vërshimet. Lajmi u bë i ditur nga Drejtori i Arsimit, Samir Shahini.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, Shahini tha se vendimi është marrë në bashkërendim me kryetarin Përparim Rama, Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, si dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike.
Ai theksoi se reshjet e dendura të shiut, kushtet e vështira atmosferike dhe problemet në qarkullim imponuan pezullimin e mësimit për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor.

