Thursday, May 2, 2024
spot_img

Prishtina do të heq dinarin në Kosovë – për Vuçiqin kjo është shqetësuese dhe vë në pikëpyetje të gjitha proceset

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmjen e sotme se njoftimi i Prishtinës për heqjen e dinarit në Kosovë “është shqetësues dhe i vë në pikëpyetje të gjitha proceset”.

– Njoftimi që marrim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, pra ndalimin e përdorimit të dinarëve, bastisjen e postave tona në provincën jugore të Serbisë, jo vetëm që është shqetësues, por i vë në pikëpyetje të gjitha proceset dhe normalizimin dhe dialogun, u tha Vuçiq gazetarëve nga Serbia në Davos, ku po merr pjesë në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

Ai, siç raporton Beta, ka shtuar se kjo do të jetë tema kryesore e takimit që do të ketë sonte me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.

– Si dhe kush, pse dhe si armatosen, çfarë bëhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, çfarë jo. Është shumë e rëndësishme të arrihet niveli më i lartë i mundshëm i mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara, si fuqia lider në botë dhe ne do të bëjmë më të mirën, tha Vuçiq.

Ai ka vlerësuar se nesër do të jetë “dita më e vështirë” në Davos – me shumë takime joformale për Ballkanin Perëndimor dhe botën, në të cilat do të marrin pjesë edhe grupi i zyrtarëve nga Serbia që janë atje me të.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT