Një video nga ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë për gra ka pushtuar rrjetet sociale, duke u shpërndarë masivisht në TikTok, Instagram dhe X, përcjell Upsocl.
Gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare, 20-vjeçarja realizoi një ndërhyrje mbresëlënëse mes shtyllave, e cila u shpërndajë masivisht në platforma si Instagram, TikTok dhe X, duke mbledhur miliona shikime. Megjithatë, ajo që i dha flakë viralitetit të klipit nuk ishte vetëm cilësia e pritjes, por një detaj i kapur nga një kënd i veçantë i kamerës teksa ajo ngrihej nga fusha, duke tërhequr mijëra komente nga përdoruesit në mbarë botën.
Spahiu tashmë llogaritet si një nga talentet më premtuese në futbollin e femrave në Shqipëri, duke fituar vendin e saj në kombëtaren e parë. Pavarësisht nëse vëmendja u mor nga aftësia sportive apo nga detaji i papritur i regjistruar në transmetim, emri i saj është kthyer në një nga temat më të përfolura sportive të javës.
Për ta shikuar videon klikoni këtu
/KohaNEWS


