Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, bëri të ditur se shumë shpejt do të fillojnë punimet për rrugën e re në Tearcë, në rrugën 102, që lidh udhëkryqin tek Komuna me urën në “Lumbardh” që lidh Tearcën dhe Përshefcës. Rruga ka një gjatësi prej 946 metrash dhe gjerësi 5 metra.
Ky projekt financohet nga Banka Botërore dhe menaxhohet nga Ministria e Transportit. Procedurat për nisjen e punimeve dhe kompletimin e dokumentacionit do të finalizohen së shpejti.
Gjatë inspektimit, Memishi vuri në dukje se në periudhat e kaluara nuk janë realizuar daljet nga gypi kryesor i kanalizimit dhe ujësjellësit, të cilat janë të nevojshme për kyçjen e amvisërive dhe bizneseve përgjatë trasesë së rrugës.


