Prokuroria del me njoftim për gjetjen e trupit të pajetë të 42-vjeçarit nga Tetova: Dyshohet për vrasje

Pas gjetjes së trupit të pajetë të 42-vjeçarit nga Tetova dje, pranë fshatit Nerashtë, Prokuroria Publike njoftoi se pas kryerjes së ekspertizës në vendngjarje janë dhënë disa urdhra me qëllim sqarimin e vdekjes, për të cilën fillimisht ka dyshime se është rezultat i një vepre penale.

A.B. (42) është gjetur brenda automjetit, i mbuluar me gjak në pjesën e kokës, ndërsa në xhamin e përparmë të makinës është vërejtur një vrimë nga plumbi.

“Është kryer ekspertizë në vendngjarje dhe janë dhënë disa udhëzime dhe urdhra për identifikimin e autorëve, për shkak të dyshimeve se vdekja është rezultat i një vepre penale. Është dhënë urdhër për autopsi, për ngritjen e automjetit dhe gjurmëve të tjera nga vendngjarja për analizë, si dhe urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e sigurisë, si dhe prova të tjera,” informojnë nga Prokuroria.

Shtohet se organet kompetente po veprojnë sipas këtyre urdhrave.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT