Prokuroria Speciale e Kosovës ende po mbledh prova për sulmin ndaj kanalit Ibër-Lepenc

Shefja e Departamentit për Komunikim Publik të Zyrës së Prokurorit të Posaçëm, Liridona Kozmaqi, deklaroi se dy të dyshuar janë në paraburgim për përfshirje në sulm.

Të akuzuarit dyshohet për vepra penale – rrezikimin e rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalacioneve dhe pajisjeve publike, kryerjen e aktit terrorist dhe mbajtjen e paligjshme të armëve.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Krieziu, deklaroi se në hetimin për sulmin në Zubin Potok po mbahet komunikim edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë. E mirëpresim mbështetjen e tyre për një hetim të plotë të sulmit të 29 nëntorit, theksoi Krieziu.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights