Thursday, May 2, 2024
spot_img

Propozim ligji për Avokaturën e Shtetit më 16 janar para deputetëve

Me ndryshimet të cilat i propozoi Ministria e Drejtësisë parashikohet  përmirësimi i mëtutjeshëm i dispozitave në drejtim të sigurimit  të mundësisë  për pezullimin e funksionit të avokatit të shtetit në rast se  avokatët e shtetit zgjidhen  ose emërohen  në funksion ose detyrë  tjetër. Kjo u imponua si nevojë e vendosjes së mandatit të pakufizuar në të cilin  zgjidhen avokatët e shtetit.
Propozim Ligji për plotësimin e Ligjit për avokaturën e shtetit përmban tre nene, me të cilat parashikohet përmirësimi i mëtejshëm i dispozitave në drejtim të sigurimit të mundësisë nëse Avokati i Shtetit zgjidhet nga radhët e avokatëve të shtetit për Avokat të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas skadimit të kohës për të cilën është emëruar, ndërsa me pëlqimin e tij, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e emëron në funksionin  avokat i shtetit për rajonin ku më parë ka ushtruar funksionin  e avokatit të shtetit. Ndryshimi propozohet si nevojë e vendosjes së mandatit të pakufizuar në të cilin emërohen avokatët e shtetit.
Me ndryshimet e propozuara parashikohet edhe harmonizimi i dispozitave të ligjit me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT