Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së pritën të mërkurën kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, njëherësh themelues i UÇK-së dhe udhëheqës i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Nga takimi, u vendos që protesta e radhës në mbështetje të krerëve të UÇK-së, të cilët aktualisht po gjykohen në Hagë, të mbahet në Shkup. OVLUÇK-ja theksoi se qëllimi i protestës është të kundërshtojë padrejtësitë dhe të shprehë solidaritetin me udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

