Protesta studentore në Beograd, Nish dhe Novi Sad
Disa mijëra studentë të fakulteteve teknike të Universitetit të Beogradit po protestojnë sot me bllokadë të Gjykatës Kushtetuese për të tërhequr vëmendjen për shkeljet e Kushtetutës dhe për t’u kujtuar qytetarëve për të drejtat e garantuara.
Në të njëjtën kohë, një protestë po mbahet edhe në Nish, nën sloganin “Bani në Banovina”, si dhe në Novi Sad.
Në Beograd, sipas planit, rreth orës 16:30, studentët dhe qytetarët do të qëndrojnë në heshtje për 15 minuta, dhe pas himnit, në një kamion do të shfaqen të gjitha shkeljet më të fundit kushtetuese.
Në Nish janë bllokuar dy kryqëzime, njëra te Ura e Rinisë ku janë studentët, dhe një tjetër, disa qindra metra larg, te Pallati i Drejtësisë, ku kryqëzimi është bllokuar nga qytetarët.