Avni Osmani , aktor jeton dhe vepron në Zvicër.
Nuk dua të shkruaj për politikë por s’mundem pa mos me i thënë nja dy fjalë nga këndi i një mërgimtari. Nuk jam anëtar i asnjë partie jam njeri që fitoj bukën me djersë dhe dinjitet…
Bdi siç e dijmë të gjithë, pa mos përmendur gjithë kronologjinë dhe retrospektivën, doli nga lufta e vitit 2001. Kjo parti ngjalli shpresë, entuziazëm, kurajo ktheu dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve dhe padyshim arriti që të drejtat e shqiptarëve që ishin skajshmërisht të margjinalizuara dhe të diskriminuara ti orientojë në kahje më të favorshme falë marrëveshjes së Ohrit dhe falë proporcionalitetit , punësimeve dhe garancave që dilnin nga kjo marrëveshje e cila edhe e ndaloi konfliktin e armatosur.
Të thuash se ska bë asgjë Bdi është idiotizëm, mosmirënjohje. Ata personazh që nga petku i luftës zbritën në politikë në atë kohë kishin për qëllim barazinë e shqiptarëve si popull shtetformues , arsmin shqip, gjuhën , simbolet flamurin etj.
Euforia ishte e madhe, përkrahja nga populli gjithashtu, mbaj mend në vitin 2002 isha në vitin e 4 absolvent pranë fakultetit të Artit dramatik pranë Usht, gjithçka ishte blu, gjithçka frymonte patriotizëm, gjithkund jehonin këngët e Ilir Shaqirit, Sërish vjen Marsi , kënga e Ismet Jasharit, Mujdin Aliut si dhe këngë kushtrimi.
Ali Ahmeti me shokë gjithkund ishin të pranishëm si hero të gjallë, çdo cikël zgjedhor fitohej prej tyre, çdokund në çdo dasëm valvitej flamuri kuq e zi , tanimë çdo shqiptar asokohe kishte një parti dhe një lider që do i përfaqësonte denjësisht në parlament, institucione etj. Poenta kryesore ishte integrimi i shqiptarëve si dhe Maqedonia të bëhet anëtare e BE dhe Natos.Deputetë, ministra, zv. ministra, kryetar parlamenti shqiptar madje edhe kryeministër shteti teknik për 3 muaj shqiptar nga rradhët e Bdi. I pati të gjitha,strukturë të organizuar, vota po, besim po, mandate po, pushtet plot, po pse çaloi dhe ku hasi sharra në gozhdë? Pyetje kjo që sot sillet në kokat e çdo individi shqiptar…
A thua politika maqedonase ishte shumë e fortë, a thua në front i mundën kurse me laps çaluan as vetë smund ta kuptoj ende. ?!
Autobusët çdo ditë mbusheshin me të rinj për në gurbet madje edhe unë në vitin 2005 morra rrugën e mërgimit në Itali dhe më pas në Zvicër.
Papunsi ,ekonomia e dobët, çmimet astronomike, krizë, inflacion, pa perspektivë, tashmë folklori sikur u harrua, brohoritjet Uçk sikur u rralluan sepse populli kishte nevojë imediate për bukë, ujë dhe gjësende esenciale për jetë. Njerëzit nisën të kërkojnë kushte më të mira standard jetësor, rrugë më të mira , kanalizime, dhe menaxhim më të mirë të mbeturinave.
Në shtëpinë e quajtur BDI erdhën intelektual, komandant lufte si dhe njerëz që ia donin të mirën shqiptarisë. Disa erdhën si tigra, luaj e u strukën si lepuj, disa mbetën besnik përgjithmonë , disa luanin futboll në zyra e disa u bën edhe milioner. Ndërkaq disa mbetën aty të përjetshëm në poste e ministri sa që kan ngul rrënjë e zor me i shky e madje disa mbetën vetëm me ideal e pa bukë në sofër.
Nëse ju referohemi përgjimeve të fundit , nëse janë të vërteta, ku vihen në pah skena e fjalor banal perverz e amoral nga disa funksionat të lartë kuptojmë se disa harruan bukën e grave të malësisë së Tetovës , përbuzën kujdesin e nënave, motrave Tetovare të cilët sakrifikuan gjithçka për ideal kombëtar, u dogjën shtëpi, u vranë e u persekutuan vetëm e vetëm që të flitet shqip dhe të jetojmë denjësisht.
A mos i zuri vallë haku apo mallkimi i asaj buke gatuar nga loket tona me lot në sy , pikërisht në ditën e zgjedhjeve lokale. Zoti sheh gjithçka dhe ta çon dënimin aty ku se pret. Kush ta bën gjëmën, belan , varrin ta ban i joti…
Urgjentisht duhet këta njerëz të hiqen nga partia sepse i kalbin dhe fëlliqin njerëzit e mirë. Të rifreskohet dhe riorganizohet me njerëz të rinj të cilët janë në forum një armatë e tërë. Dy Aleancat e përçara nuk dhanë ndonjë rezultat në këto zgjedhje që la të kuptohet se populli tashmë nuk i han ma këto fore e pazare dhe si më të organizuar e lexoi koalicionin Vlen.
Populli është vetëdijesuar , din të dënoje por din edhe ta çmon punëtorin.Populli i lodhur me premtime , shpresa, por do punë, dinjitet, përballje me faturat e shtrenjta e jetë më të mirë…
Ka aktivist dhe njerëz në Bdi me magjistratura e doktoratura të cilët mund të ju prijnë proceseve demokratike evropiane. Të ndryshohet mendësia njëherë e përgjithmonë, të shihen vlerat, meritokracia .
Lufta mbaroi , ajo i ka vlerat dhe meritat e veta, ajo i takon së kaluarës së lavdishme, mjaftë më me bajraktarizma , është kohë teknologjie andaj kërkohen ndryshime , konsolidim të rradhëve dhe përparim. Nëse don Ali Ahmeti të mbetet në histori duhet të mer fshisën e ti pastrojë disa halabak, duhet tu lëshon rrugë të rinjëve se përndryshe e gjen fati i PPD -së dhe PDSH-së…Është kohë reflektimi.

