Tuesday, May 21, 2024
spot_img

Pse Menduh Thaçi iu bashkua Ali Ahmetit pas shumë viteve “armiqësi”

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se në dy vitet e fundit kanë biseduar me Ali Ahmetin për mundësinë e koalicionit që e kanë bërë për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Ai në Pressing në T7 tregoi arsyet pse janë në një front të përbashkët me z.Ahmeti.

“BDI-ja në bazë të gjitha sondazheve i fitonte vetë. Çështja e dytë këta që sot paraqiten si opozitë për mua vazhdojnë të jenë opozitë e rrejshme për shkak se shumica kanë qenë pjesë e kësaj qeverie, ose pjesë e këtyre partive që janë në koalicionin momental të frontit evropian. Arsyeja kryesore që më ka shti me bisedu me z.Ahmeti është kjo pjesa e parë që rreziku i fitores së opozitës maqedone në Maqedoni mos t’i sjellë shqiptarët në një mundësi të shkapërderdhjes dhe ata të kenë mundësi që të kalukojnë për të bërë numrin qeverisës me grupacione të caktuara politike. Ka shumë arsye”, tha ai në Pressing, transmeton Express.

“Bashkëpunimi me z.Ahmeti dhe partinë e tij nuk është i tanishëm, ky bashkëpunim ka një histori. Kjo histori fillon nga marrëveshja e Prizrenit. Bashkëpunimi i dytë është Marrëveshja e Ohrit. Marrëveshja e tretë ka qenë kur kemi bashkëpunu në vijën e SHBA-së dhe BE-së për t’u ndryshu qeveria e kaluar”, radhiti Thaçi arsyet ndër të tjera.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT