Vdekja tragjike e studentes 25-vjeçare nga Gjakova, Daorsa Spahiu, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar një valë tronditjeje në opinionin publik.
Ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende në fazën e zbardhjes, publikimi i mesazheve kërcënuese ka shtuar kërkesat për një hetim të thelluar.
Në emisionin “Kosova Live” në televizionin T7, u transmetuan biseda tekstuale që, sipas gazetarit në emision, janë mesazhet kërcënuese që Daorsa kishte marrë nga i dashuri.
Këto biseda përmbajnë gjuhë kërcënuese dhe tregonin për një presion të rëndë psikologjik.
Një nga fjalitë më shokuese të publikuara ishte: “Kom me ta djeg çdo qelizë n’trup çka e ki”, duke lënë të kuptohet për qëllime hakmarrëse dhe dëmtuese.
Mesazhe të tjera, si: “Po deri sa t’hakmerrna n’ty” dhe deklarata se nuk po flinte apo hante derisa të vinte hakmarrja, sugjerojnë një gjendje të rëndë konflikti dhe kërcënimesh të drejtuara ndaj Daorsës.

