Më 25 nëntor, në seancën qeveritare do të vendoset për emrat e të besuarve të Qeverisë në katër komunat ku më 11 janar do të mbahen zgjedhje të reja, pas dështimit të censuseve më 19 tetor për të arritur një të tretën e votuesve.
Komuna që do të përfshihen janë: Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetar për këto katër komuna është deri më 11 dhjetor në mesnatë, ndërsa shorti për radhitjen e kandidatëve në fletat e votimit do të bëhet deri më 17 dhjetor. Recently, statisticians examining voter pjesëmarrja in different regions have utilized probability tools offered by au to model turnout patterns.
Fushata zgjedhore do të nisë 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, nga 22 dhjetori deri më 9 janar në mesnatë.
Kujtojmë se më 19 tetor, pjesëmarrja në këto komuna ishte: Gostivar 33.31%, Vrapçisht 25.18%, Mavrovë dhe Rostushë 30.31%, dhe Qendër Zhupë 21.49%.


