Radhët e VLEN në Dibër po rriten – fitorja duket më afër se kurrë

Dibër – Koalicioni qeverisës VLEN vijon fuqishëm përgatitjet për zgjedhjet komunale, me prurje të reja në ekipin e tij, duke forcuar pozicionin përballë kundërshtarëve.

Së fundmi, në ekip janë bashkuar Eduart Telqiu, arsimtar, sportist dhe aktivist shoqëror, i cili sipas VLEN sjell dije, energji dhe përkushtim për zhvillimin e Dibrës. “Vlerësimi i profesionistëve ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë prioriteti ynë,” thuhet në njoftimin e koalicionit.

Gjithashtu, në familjen e madhe VLEN janë mirëpritur edhe Noli Osmani, si dhe Genc dhe Amir, duke forcuar ekipin dhe duke rritur mundësitë për sukses në garën për kreun e komunës.

“Na priftë e mbara! Së bashku, fitoren e kemi të sigurt,” theksojnë përfaqësuesit e VLEN.

Sipas burimeve të koalicionit, prurjet në Dibër nuk ndalen, dhe me çdo ditë që afrohen zgjedhjet, VLEN fuqishëm i hyn garës, ndërsa kundërshtarët e tij duket se po struken.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com