Rama: Hapja e grup-kapitullit të fundit me BE-në, një moment historik për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si “lajm shumë të mirë” dhe “moment historik” hapjen më 17 nëntor të grup-kapitullit të fundit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama theksoi se brenda vetëm 12 muajsh janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave – një ritëm që ai e quajti “unik” krahasuar me proceset e tjera të zgjerimit të BE-së.

Sipas tij, Shqipëria ka kapërcyer pengesat e fazës së hapjes dhe tani fokusi është te mbyllja e kapitujve, që përbën fazën më të vështirë të negociatave.

Rama nënvizoi se ndërkohë vendi vijon rritjen ekonomike, rritjen e pagave e pensioneve, shtimin e investimeve dhe zgjerimin e mbështetjes sociale, duke theksuar se nuk parashikohen rritje taksash.

Më 17 nëntor 2025, Shqipëria hap zyrtarisht bisedimet për pesë kapitujt e “Cluster 5 – Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”, në konferencën e radhës ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com