Saturday, July 27, 2024
spot_img

Rama: Marrëveshja e migracionit me Italinë është unike, nuk u përgjigjem thirrjeve të qeverive të tjera

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se marrëveshja e migracionit me Italinë është unike dhe se ai nuk do t’i përgjigjet thirrjeve të qeverive të tjera në Evropë për të lidhur një marrëveshje.

Rama i tha revistës Financial Times se marrëveshja e Shqipërisë për emigrantët me Italinë ishte “një e llojit të saj” pavarësisht interesit nga qeveritë e tjera, duke refuzuar ofertat nga disa kryeqytete të BE-së për të përsëritur masën.

Roma dhe Tirana ranë dakord vitin e kaluar për të ngritur qendra emigrantësh në Shqipëri, ku migrantët destinacioni përfundimtar i të cilëve do të ishte Italia do të regjistroheshin dhe ku do të prisnin që kërkesat e tyre për azil të shqyrtoheshin nga autoritetet italiane.

Plani ka tërhequr kritika nga grupet e të drejtave të njeriut, por ka tërhequr interesin e disa qeverive evropiane të qendrës së djathtë.

Partia Popullore Evropiane e krahut të djathtë madje e përfshiu atë në platformën e saj zgjedhore për zgjedhjet e Parlamentit Evropian të qershorit.

– Marrëveshja është një herë, 100 për qind një herë – tha Rama për Financial Times, duke shtuar se ai është kontaktuar nga qeveri të tjera për të parë nëse mund të përsëriste marrëveshjen me Italinë.

– Unë thash jo. Sepse nuk ka kuptim për mua. Italia është shumë e veçantë për ne. Është një miqësi shumë e thellë – tha kryeministri shqiptar.

Rama tha se marrëveshja me Italinë bazohet në një histori të gjatë zbatimi të ndërsjellë të ligjit, duke përmendur ndihmën e rojes bregdetare italiane në kontrollin e emigracionit në vitet 1990 dhe përpjekjet më të fundit kundër kontrabandës së drogës.

Një qendër paraburgimi për rreth 3000 emigrantë të shpëtuar në ujërat italiane po ndërtohet në portin e Shënjinit, rreth 60 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

“Përveç Shqipërisë, mund të ndihmojnë edhe vendet e tjera të Ballkanit nëse procesi është i mirë strukturuar dhe mirëmbajtur në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT