Ramadani: Mjaft me privilegje për disa fshatra, koha për shpërndarje të drejtë të buxhetit

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe barazisë në shpërndarjen e buxhetit komunal. Në një deklaratë të bërë publike, ai tha se mjetet komunale duhet të shërbejnë për të gjithë banorët në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Buxheti është i qytetarit dhe ai do të kthehet me investime transparente dhe të barabarta për çdo banor, për çdo lagje e për çdo fshat me mua kryetar të komunës së Bërvenicës,” tha Ramadani.

Ai i ftoi banorët të informohen vetë për mënyrën se si janë shpërndarë mjetet komunale gjatë katër viteve të fundit, duke u bazuar në të dhënat publike nga portalet Open Finance dhe Byroja për Furnizime Publike, ku sipas tij shihet qartë se fondet nuk janë ndarë në mënyrë të barabartë.

Ramadani theksoi se transparenca dhe drejtësia në investime do të jenë parime themelore të qeverisjes së tij lokale.

Lidhjet e portaleve publike:
Open Finance
Byroja për Furnizime Publike

TË NDRYSHME

TË FUNDIT