Friday, May 3, 2024
spot_img

Rasti M-NAV, Bunjaku demanton mediat maqedonase: Keni kaluar çdo kufi me urrejtjen ndaj shqiptarëve, kërkoni falje për shpifjet që bëni!

Drejtori Sportiv i FC “Ballkani”, Omer Bunjaku ka demantuar mediat maqedonase të cilat përfshinë emrin e tij në ngjarjen në M-NAV.
Bunjaku përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, shkruan se etiketimet e tilla janë tendecioze ndaj tij dhe për bazë kanë vetëm të pavërteta.
Bunjaku ndër të tjera ka potencuar se pret dhe kërkim falje nga mediat për shpifjet e publikuara.
Reagimi i plotë:
Gjuetia e shtrigave nga mediat maqedonase dhe verbësia e urrejtjes ndaj shqiptarëve ka tejkaluar çdo kufi.
Barazinë nuk e ndal asnjë fushatë histerike mediatike e politike, por as edhe gënjeshtrat në vazhdimësi si kjo e rradhës që unë paskam marrë pjesë në konfliktin verbal midis kolegëve shumëvjeçar dhe kushërinjëve në hapësirat e kuzhinës në MNav sipas raportimit të policisë nga paraqitja dhe deklarata e koleges së tyre.
Unë as nuk punoj në MNav, as nuk kam qenë ndonjëherë në ato hapësira dhe kërkoj nga mediat dhe gazetarët që paturpësisht gënjejnë, të kërkojnë falje për këto shpifje tendencioze ndaj meje. /indeks.mk

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT