Siç transmeton KohaNEWS, pas trazirave, dënimeve dhe valës së madhe të kritikave ndaj kombëtares së Argjentinës pas finales së Kampionatit Botëror, ka ardhur reagimi i parë publik nga Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e yllit Lionel Messi.
Ngjarjet e ndodhura pas humbjes në finale ndaj Spanjës — të shoqëruara me incidente, përleshje dhe refuzim të pjesës së lojtarëve për të respektuar ceremoninë — nxitën reagimin e FIFA-s e cila nisi një procedurë disiplinore, ndërsa në internet u përhap një peticion masiv nga tifozët.
Në mes të këtij presioni mediatik, Antonela ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram mesazhin e gazetares argjentinase Connie Ansaldi, duke treguar hapur mbështetjen për kombëtaren:
“Gjithmonë krenare që jam argjentinase. Argjentina është si një familje. Mund të zihemi dhe të kritikojmë njëri-tjetrin mes vete, por nëse dikush nga jashtë na fyen, të gjithë bëhemi bashkë.”
Ky është reagimi i parë zyrtar i saj pas përfumimit të Botërorit, përmes të cilit ajo i del në mbrojtje edhe bashkëshortit të saj Lionel Messi, i cili u vu në qendër të vëmendjes pas disfatës në ndeshjen vendimtare.
/ KohaNEWS


