Reçica e Madhe në transformim: Bilall Kasami paralajmëron projekte të reja për lagjen më të madhe të Tetovës

Reçica e Madhe po përjeton ndryshime të mëdha infrastrukturore dhe urbane, ndërsa vizioni për zhvillim vazhdon të zgjerohet. Gjatë një vizite në lagje, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me banorët, të cilët i falënderoi për mbështetjen dhe besimin.

 

Kasami theksoi se investimet në Reçicën e Madhe do të intensifikohen në mandatin e ardhshëm, me qëllim që kjo zonë të vazhdojë të jetë epiqendër e zhvillimit të Tetovës.

 

Gjatë takimit, ai rikujtoi disa nga projektet kryesore të realizuara gjatë mandatit të parë:

 

Rruga magjistrale nga Reçica e Vogël deri te stadiumi i Reçicës së Madhe

 

Peshorja për bujqit e Reçicës së Madhe

 

Stadiumi i shkollës

 

Parkingu i shkollës

 

Rruga nga Xhamia e Madhe deri te Xhamia e Re në drejtim të Kalecit

 

Si dhe projekti madhor: rruga që do ta lidhë Reçicën e Madhe me autostradën, që pritet të sjellë lehtësim të madh të qarkullimit dhe rritje ekonomike

 

 

“Për Reçicën e Madhe po vijnë ditë edhe më të mira në mandatin e ri katërvjeçar,” deklaroi Bilall Kasami, duke nënvizuar se askush nuk do të mbetet pas në zhvillimin e Tetovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com