Friday, May 3, 2024
spot_img

Regjim i ndryshuar i trafikut në Shkup ditën e shtunë dhe të diel (20.04. dhe 21.04.2024)

Për shkak të mbajtjes së tubimit nga fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale 2024 më 21.04.2024 në orën 13:00 para selisë së Bashkimit Evropian në rr. “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rr. “Shën Qirili dhe Metodi” duke filluar nga ora 19:00 të datës 20.04.2024 (e shtunë) deri në ora 21:00 të datës 21.04.2024 (e diel).

Në të njëjtën kohë do të jetë e mbyllur për qarkullimin rrugor edhe rr. “Shën Qirili dhe Metodi” nga kryqëzimi me blv. “Koço Racin” deri në udhëkryqin me blv. “Shën Qirili dhe Metodi” deri në udhëkryqin me blv.”Shën Klimenti i Ohrit”.

Gjithashtu, më 21 prill 2024, në ora 20:00, në Sheshin “Maqedonia” në Shkup do të mbahet tubim i fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Për këto arsye, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit dhe përkohësisht do të ndalohet qarkullimi në rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit e ngjarjes.

Për këto arsye, Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohen ngjarjet.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT