Thursday, May 2, 2024
spot_img

Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup nga e marta deri të shtunën

Me regjimin e veçantë që do ta zbatojë Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të mbulohen rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.

MPB i njofton qytetarët e Shkupit se në periudhën prej datës 09.01.2024 deri më 13.01.2024 (nga e marta deri të shtunën), për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga H.E. Abdullah Bin Muhamed AlSheikh, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mejlisi Al Shura, SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.

Me regjimin e veçantë që do ta zbatojë Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të mbulohen rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.

Për ato arsye, Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik për të respektuar urdhrat e dhëna nga oficerët e policisë me uniformë, sipas njoftimit nga Ministria e Brendshme.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT