Saturday, July 27, 2024
spot_img

REISUL ULEMA I BFI E RMV – së, H. Hfz. SHAQIR ef. FETAI MORRI PJESË NË PËRCJELLJEN E MATURANTEVE TË SHMI MEDRESEJA “ISA BEU” PRALELJA E VAJZAVE – TETOVË

Sot, më 3 Qershor (e hënë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i SHMI Medreseja “Isa Beu” Dr. Islam Islami, Muftiu i Muftinisë së BFI – Tetovë, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, ish drejtori i SHMI Medreseja “Isa Beu”, prof. Bahri Aliu, drejtorë të sektorëve të Rijasetit të BFI e RMV – së, të mirëpritur nga koordinatorja e kësaj paralele prof. Bahrije Shabani, morrën pjesë në solemnitetin e përcjelljes së gjeneratës së XVII. të SHMI Medreseja “Isa Beu” paralelja e vajzave – Tetovë.

Programi u hap me lexim nga Kur’ani.

Krejt në fillim, mysafirëve të pranishëm në këtë event mirëseardhje ju dëshiroi koordinatorja prof. Bahrije Shabani.

Në fjalën e tij  përshëndetëse, drejtori i përgjithshëm, Dr. Islam Islami fillimisht ju dëshiroi mirëseardhje mysafirëve të pranishëm në këtë solemnitet dhe në veçanti shprehi mirënjohje të thella në drejtim të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, për prezencën e tij në këtë manifestim solemn duke e vlerësuar lartë përkrahjen e tij të parezervë në kultivimin e dijes së pastër Islame.

Këtë event e përshëndeti edhe Muftiu i Muftinisë së BFI – Tetovë, Muftiu Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i cili  theksoi se është nderë dhe kënaqësi pjesëmarrja në evente ku shënohet përfundimi i një cikli i cili ngërthen në vete procesin e akumulimit të dijes dhe vlerave morale – Islame. Në fjalën e tij Muftiu Xhemaili theksoi se për të qenë zotërues i dijes duhet që fillimisht të bëhesh rob i përkushtimit dhe punës.

Fjala e rastit padyshim që i takoi kreut më të lartë të organizimit të jetës fetare Islame në vend, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Në fjalën e tij Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, pasi përshëndeti të pranishmit dhe thurri elozhe për 22 maturantet, e filloi fjalimin e tij duke iu referuar ajetit 9 të sures Isra’ ku Allahu i Gjithdijshëm thotë: “Me të vërtetë, ky Kur’an udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe i sihariqon besimtarët që punojnë vepra të mira, se ata, me të vërtetë, do të kenë shpërblim të madh”.

Këta maturante janë personalitete që në vetveten e tyre kanë mishëruar moralen dhe dijen.

Dija padyshim që është imperativi i parë i Zotit: lexo, mëso, studijo, hulumto.

Ndërsa morali është vlera që e bën njeriun njeri sepse Pejgamberi a.s. para 1400 viteve porositi duke thënë se jam i dërguar që të përsosi vlerat e larta morale.

Morali është elementi më i rëndësishëm në këtë kohë të dinamizmit të jashtzakonshëm ku me të madhe rrezikohet jeta e njeriut nga anomalitë siç janë: narkomania, alkooli, bixhozi, vrasja luftërat e kështu me rradhë. E gjithë kjo si rezultat i ngritjes së njerëzimit drejt materijales dhe teknologjikes duke e harruar moralen. Andaj këta profile që janë këtu sot, janë dëshmi se i vetmi shpëtim i njerëzimit sot është përgatitja morale të cilin e kanë këta maturante.

Vellezër e motra, padyshim se kjo vepër e madhe e cila qëndron këtu para jush, ka tri subjekte të rëndësishme pa të cilin ska mundësi të arrihet sukses.

Subjekti i parë: Janë mesimdhënësit, të cilët pa ndërprerë mendojnë për nxënësit dhe nxënëset e tyre ku me përkushtimin më të madh i kushtojne rëndësi këtij procesi duke qenë të vetëdijshem për rëndësinë e dijes.

Subjekti i dytë: Ambienti familjarë. Është baza kryesore i këtij edukimi të sontshëm qe kemi këtu. Këta nxënëse janë këtu si arsye e inspirimit nga ambienti familjarë dhe tradita fetare Islame e familjeve të tyre. Këta sonte janë dëshmi edhe e prindërve të tyre duke shpalosur kuptimin real te prindërve të vërtetë të fjalës së Zotit “Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët”. (Kur’an, 66:6)

Këta prindër kanë deshmuar se janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e edukimit fetarë.

Subjekti i tretë: Janë këta nxënëse. Këta janë ata te cilat i janë shmangur kënaqësive, zbavitjeve e mashtrimeve të ndryshme duke ju kapur mësimit Islam me dije dhe me synimin se nesër do jenë bartëse të misionit Islam në Ballkan, Europë e kudoqoftë.

Kjo Medrese dëshmon se moskoordinimi i këtyre tre subjekteve nuk ka sukses dhe arsimim te shendoshë.

Keta nxënëse janë misionere të së nesërmes duke percjellur fjalën e Allahut të Lartmadhëruar. Këta do të nxisin njerëzimin drejt së mirës duke i larguar nga e keqja.

Këta duhet të vazhdojnë tutje në zhvillimin e tyre profesional, për arsye se këto do i duhen proveniences Islame në të ardhmen.

Në përfundim të fjalës së tij, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai flenderoi ish profesorin nga Medreseja Alaudin prof. Ruzhdi Shabani si dhe themeluesin apo ndryshe thënë drejtorin e parë gjeneral të SHMI Medreseja Isa Beu si dhe koordinator dhe themelues i paraleles së vajzave në Tetovë, Prof. Bahri Aliu, të cilët ishin prezent në shënimin e këtij solemniteti.

Në fund të programit u bë shpërndarja e mirënjohjeve për maturantet!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT