REISUL ULEMA MORI PJESË NË CEREMONINË E HATMES SË NXËNËSVE TË XHAMISË SË FSHATIT BOGOVINË

Më datë 12 tetor 2025, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, si dhe bashkëpunëtorë të Myftinisë së Tetovës, mori pjesë në ceremoninë madhështore të hatmes së nxënësve të mektebit pranë Xhamisë së Re në fshatin Bogovinë. Mësimi i Kuranit është zhvilluar nën kujdesin dhe përkushtimin e mualimit H. Xhemaludin ef. Misimi.
Mysafirët u mirpritën ngrohtësisht nga imami i xhamisë, Akik ef. Misimi, si dhe nga hoxhallarët e tjerë të rajonit, të cilët me praninë e tyre e begatuan këtë manifestim shpirtëror dhe edukativ.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Reisul Ulema theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka mësimi në mektebe për edukimin fetar dhe moral të brezit të ri. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për mualimin dhe për të gjithë ata që kontribuojnë në përhapjen dhe ruajtjen e vlerave islame.
Në fund të ceremonisë, në një atmosferë festive dhe emocionuese, Reisul Ulema së bashku me Myftiun e Tetovës shpërndanë diploma për nxënësit që me sukses kanë përfunduar hatmen, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë rrugën e dijes dhe devotshmërisë.
Kjo ngjarje është një dëshmi e gjallë e gjallërisë fetare dhe e përkushtimit të institucioneve tona në kultivimin e brezave të rinj në frymën e Islamit të pastër.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT