Friday, May 3, 2024
spot_img

Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli realizoi takim pune me Kryeministrin e RMV-së z. Talat Xhaferi

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektorja për Financa, Prof. Dr. Aida Yzeiri – Baftijari dhe udhëheqësja e kabinetit Valmisa Novi, sot u takuan me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi, për të diskutuar rreth çështjeve që lidhen me rolin e rëndësishëm të institucioneve të arsimit sipëror në ndërtimin dhe emancipimin e shoqërisë.

Rektori i UT-së shprehu gatishmërinë e institucionit që ai e drejton, për të bashkëpunuar me qeverinë për të gjetur zgjidhje sa më të përshtatshme për sfidat me të cilat përballet jo vetëm UT-ja si institucion në veçanti, por edhe institucionet e tjera të arsimit të lartë në përgjithësi.

 

 

Rektori, e përgëzoi gjithashtu z. Xhaferi për zgjedhjen e tij si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në shenjë urimi, Rektori i dorëzoi Kryeministrit të parë shqiptar portretin e Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, themeluesit dhe rektorit të parë të Universitetit të Tetovës.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT