Friday, May 3, 2024
spot_img

Remzi Memedi theksoi se nga bashkimi përfitojnë mbarë vendi sepse punët e mira bëhen vetëm kur ka bashkim

Ju garantoj që më 24 prill do jenë mijëra votues që do kenë besimin te kandidati i Frontit Europian. Por megjithatë ne duam të karakterizohemi me atë që lidhemi për fjale dhe duam vazhdimësi dhe nga ky front që tejkaluan subjektet që kishin bërë të mira duke garuar ndaras, punët super të mira bëhen vetëm nga bashkimi dhe nga ne do të përfitojë vendi por edhe zonat numerikisht të mbivotuara, tha Memedi.

 

Kreshnik Bekteshi shtoi se synim kryesor i Ali Ahmetit është që të vendoset barazia në shumicën e komunave në vend.

 

Kështu të bashkuar duhet të jemi gjithmonë sepse synim kryesor i Ali Ahmetit bashkë me Ziadin Sela dhe të tjerët është që të vendoset barazia në shumicën e komunave në vend. Duke pasur kandidatin për president Bujar Osmani, kordinator të regjistrimit, askush nuk e besonte se në Çashkë për 10 vite shqiptarët do jenë shumicë dhe do vendosin për fatin e tyre. Jam i bindur se nuk do kalojnë as 10 vite që edhe Krusheva dhe Buteli do jenë me shumicë shqiptare dhe bashkë me komunitete tjera pakicë do vendosin për fatin e tyre, tha Bekteshi.

 

Jeton Shaqiri vlerësoi se Bujarin duhet të bëjmë krenar ashtu siç na ka bërë dhe ai ndërvite.

 

Brenda dy viteve është hera e pestë që vij në zonën e Dollnenit për të punuar për secilin vendbanim. Sot jemi për të prezentuar kandidatin për president dhe të flasish për Bujarin ku secili flet në superlativ është paksa e vështirë por megjithatë dëshmitarë janë qytetarët. Na bën krenar me punën e tij dhe neve na mbetet që të bëjm krenar atë duke i dhënë mbështetje, tha Shaqiri.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT