RMV – Situata në trafik: rrugët të kalueshme, prani uji në aksin Ohër–Shën Naum

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi karrexhata të lagështa.

Trafik i devijuar – Ohër:
Rreth orës 03:30 është bërë i pakalueshëm aksi rrugor Ohër–Shën Naum, te zona e stacionit “Mitko”. Në korsinë e djathtë, në drejtim të Ohrit, për rreth 100 metra ka ujë rreth 30 cm. UPS po e devijon trafikun në korsinë e majtë. Njësitë e zjarrfikësve janë në terren. Është njoftuar edhe Ndërmarrja Publike “Makedonija Pat”.

Pajisje dimërore:
Nga 15.11.2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim vlen deri më 15.03.2026.

Frekuenca:
Intensiteti i trafikut jashtë qendrave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.

Kujdes:
AMSM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe kujdes të shtuar gjatë ngasjes, sidomos në zona me gryka, lugina lumenjsh dhe shpate, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së gurëve. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Diber–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Regjim sezonal:
Aksi Ohër–Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçica, nga 17.04.2025 është i hapur për qarkullim për automjete deri në 3.5 tonë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT