Ronaldo brazilian kundër Ronaldos portugez: Kush është më i madhi në historinë e futbollit?

Një debat interesant mes dy Ronaldove – brazilianit dhe portugezit – ka zgjuar vëmendjen e futbollit botëror.

Kristiano Ronaldo së fundmi deklaroi në një intervistë me Piers Morgan se e konsideron veten më të mirin lojtar i të gjitha kohërave.

Por reagimi erdhi nga Luis Nazario de Lima Ronaldo, i njohur si “Il Fenomeno”. Brazilian nuk pajtohet me portugezin dhe e vendos Kristiano Ronaldon ndër 10 më të mirët, por jo si më të mirin.

“Kristiano Ronaldo thotë se është më i miri në histori? Disa njerëz kanë shumë vetëbesim. Unë preferoj të flasin të tjerët për mua, sesa të flas unë vetë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, por a është më i miri? Nuk pajtohem. Por e respektoj mendimin e tij; sigurisht që është ndër më të mirët dhe do të thoja se është ndër 10 më të mirët”, deklaroi Ronaldo brazilian.

Luis Ronaldo ka fituar Topin e Artë tri herë dhe të gjitha trofetë e mundshëm me klubin dhe përfaqësuesen.

Nga ana tjetër, Kristiano Ronaldo ka fituar pesë Topa të Artë dhe gjithashtu të gjitha trofetë kluborë, por ende i mungon trofeu i Kupës së Botës, i dedikuar fituesit të kampionatit botëror.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com