Thursday, May 2, 2024
spot_img

Rreth 350,000 njerëz aplikuan për azil në Gjermani vitin e kaluar

Rreth 350,000 njerëz aplikuan për azil në Gjermani në vitin 2023. Kjo është një rritje prej 51.1 për qind krahasuar me një vit më parë 2022.

Numri i saktë i regjistrimeve është 351,915.

Numri më i madh janë nga Siria – 104.561, në vendin e dytë janë shtetasit turq – 62.624, në vendin e tretë janë afganët – 53.582, njoftoi sot Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët.

Siç raportojnë agjencitë e huaja, migrimi është një çështje serioze politike për qeverinë gjermane dhe një temë e ndjeshme në Gjermani, e cila po lufton për të akomoduar numrin e madh të të ardhurve.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili është nën presion të madh politik dhe publik për të ndaluar migrimin, tha se kishte “shumë” njerëz që vijnë në vend.

Në fund të vitit të kaluar, Scholz dhe kryeministrat e shteteve gjermane ranë dakord për masa të reja, më të ashpra kundër migracionit. 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT