Rritje e re e çmimeve të derivateve – nafta dhe benzina shtrenjtohen nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka shpallur çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi sonte pas mesnate.

Sipas vendimit të ri, çmimi i EUROSUPER 95 rritet për 0.5 denarë, dhe nga nesër do të shitet me 74.5 denarë për litër. Po ashtu, edhe EUROSUPER 98+ shtrenjtohet për 0.5 denarë, duke arritur çmimin prej 76.5 denarë për litër.

Nafta EURODIESEL do të kushtojë 1 denar më shumë, pra 72 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar, me 69.5 denarë për litër, ndërsa mazuti ulet për 0.5 denarë, duke arritur në 36.4 denarë për kilogram.

👉 Këto çmime do të jenë në fuqi nga mesnata e sotme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com