Rudi Vata: “Humbjet dinjitoze s’mjaftojnë më – lojtarët duhet të jetojnë për play-off-in”

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, ka analizuar paraqitjen e Shqipërisë ndaj Anglisë, duke theksuar se kuqezinjtë dhanë maksimumin dhe u treguan dinjitozë në fushë, por sipas tij, mentaliteti duhet të ndryshojë.

“Humbja është humbje, edhe kur nuk e meriton. Por kampionët e marrin goditjen dhe ecin para. Nuk duhet të kënaqemi më me humbje dinjitoze. Ka një grup njerëzish që janë super të kënaqur me kaq, por jeta ka ecur – s’duhet t’i pompojmë këto humbje”, – u shpreh Vata.

Ai e cilësoi arritjen në play-off si një sukses të madh për Shqipërinë, madje më i madh se pritshmëritë e tij.

“Play-off është arritje e madhe, sepse as unë nuk e kam menduar se do ta mundnim Serbinë”, tha ish-kapiteni.

Vata kërkon që nga ky moment, lojtarët të jetojnë vetëm për futbollin dhe ndeshjet vendimtare të muajit mars.

“Çdo futbollist ka përgjegjësi të madhe. Nga tani deri në mars duhet të punojnë, të hanë, të pinë, të flenë dhe të jetojnë për futbollin – vetëm për futbollin”, përfundoi ai.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com