Rufat Alili nga SHBA: Fisnik Mela është fisnikëria e shqiptarisë – VLEN është zëri që bashkon shqiptarët

Një ndër zërat më të fuqishëm të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Rufat Alili, ka ardhur enkas në Dibër për të mbështetur kandidatin e Koalicionit VLEN, Fisnik Mela.

Në një fjalim të mbajtur para qytetarëve dibranë, Dr. Alili vlerësoi lartë figurën dhe karakterin e kandidatit të VLEN-it, duke theksuar se ai mishëron vlerat më të pastra të kombit shqiptar.

“Vlerat etike në veprimin politik kanë emrin VLEN. Ky kandidat që unë kam ardhur për ta mbështetur dhe për t’u dëgjuar zëri i mërgatës, emri i tij, personaliteti dhe karakteri i tij janë fisnikëria e shqiptarisë. Qëndroni pas Fisnikut nëse doni të nderoni shqiptarët,” u shpreh Dr. Alili.

Ai shtoi se VLEN është zëri shqiptar që bashkon, duke bërë thirrje që dibranët të qëndrojnë të bashkuar pas këtij koalicioni, si garanci për një politikë të ndershme dhe përfaqësuese.

“Nëse doni t’i përjetoni këto vlera në jetën politike, qëndroni me besnikëri pas VLEN-it. Le të qëndrojmë gjithmonë në listat e bardha të ndershmërisë dhe listat e zeza t’i harrojmë,” theksoi ndër të tjera ai.

Mbështetja e Dr. Rufat Alilit u prit me duartrokitje nga të pranishmit, si dëshmi e lidhjes së fortë ndërmjet mërgatës dhe vendlindjes në përpjekjen për një të ardhme më të mirë për Dibrën dhe gjithë shqiptarët.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT