Friday, May 3, 2024
spot_img

Rustemi : Rruga Kondovë- Radushë – Jegunovcë do të zgjerohet dhe rehabilitohet  tërësisht

Rruga rajonale nga Kondova e Komunës së Sarajit deri në Jegunovcë do të zgjerohet dhe njëkohësisht do të rehabilitohet tërësisht.

Nga NP  Rrugë Shtetërore njoftojnë se kanë nënshkruar marrëveshje për projektimin e rrugës dhe më pas do të vijojn aktivitet ndërtimore.  Lidhur me këtë drejtori i NP Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, realizoi takim me drejtuesit e Komunës së Sarajit.

“ Rruga Shtetërore P2234, aksi Kondovë-Radushë-Jegunovcë lidh disa vendbanime që gravitojnë natyrshëm dhe ekonomikisht rreth Shkupit (Kondovë, Rashçe dhe Radushë) dhe janë me komunikacion intensiv lokal. Aksi ka një gjerësi të ndryshueshme që nuk përmbush standardet në vende të caktuara, për këto arsye, por edhe në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion, NP për rrugë shtetërore nënshkroi një Marrëveshje mbi përpilimin e dokumentacionit të projektit për zgjerimin dhe përmirësimin e sigurisë në komunikacion në rrugën shtetërore P2234, aksi Kondovë-Radushë-Jegunovcë dhe ndërtimin e një qarkoreje në Svillare.

Në këtë drejtim, dhe për të njoftuar vetëqeverisjen lokale me planet e ardhshme, Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërorë Ejup Rustemi zhvilloi një takim për t’i njoftuar ata me Dokumentacionin e Projektit për zgjerimin dhe përmirësimin e sigurisë në komunikacion në aksin rrugor shtetëror P2234, Kondovë-Radushë-Jegunovcë dhe Dokumentacionin e Projektit për ndërtimin e një qarkoreje në Svillare në kuadër të aksit rrugor shtetëror P2234,  Kondovë-Radushë-Jegunovcë.

Duke qenë se rruga ekzistuese shtetërore P2234 është në funksion për shumë vite, si pjesë e detyrës së projektit është edhe forcimi i konstruksionit ekzistues të korsive. Ndërtojmë për brezat e së ardhmes,” njoftojnë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT