Saturday, July 27, 2024
spot_img

Ryshfet i madh në MPB për t’u fotografuar pa rend për dokumentet personale!

Burime brenda MPB-së për POPULLI.mk thonë se po keqpërdoren qytetarët duke u marrë të holla për tu fotografuar dhe për ta marrë dokumentin personal me procedurë të shpejtë.

Disa persona të cilët kanë dashur të mbeten anonim kanë thënë për POPULLI.mk se disa të punësuar ju kanë kërkuar nga 50 deri në 100 euro për të hyrë pa rend për t’u fotografuar për ta marrë pasaportën me procedurë të shpejtë. Jashta shpenzimeve të cilët i kanë qytetarët ‘vlon’ ryshfeti i madh. Kjo i bie se një familje me 4 anëtare duhet të paguaj 400 euro vetëm për të hyrë pa rend dhe të fotografohen. Vlen të theksohet se kjo ndodh edhe kur aktualisht zv/ministri është shqiptar e gjithashtu edhe ndihmës ministri.

Gjithë kjo katrahurë po ndodh kohëve të fundit kur Qeveria vendosi që dokumentet personale të mos vlejnë me emrin e vjetër nga data 12 shkurt.

© POPULLI.mk

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT