Friday, May 3, 2024
spot_img

Sauditët po ndërtojnë një stadium të Kupës së Botës në një shkëmb 200 metra të lartë

Arabia Saudite po fillon të ndërtojë një stadium të teknologjisë së lartë në majë të një shkëmbi 200 metra të lartë mbi Riad. Stadiumi do të ndërtohet për nevojat e Botërorit të vitit 2034, që do të mbahet në këtë vend të Lindjes së Mesme. Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 45,000 vendesh dhe do të mbajë emrin e Princit Mohammed bin Salman.

Koncepti i këtij stadiumi u prezantua sot. Kompania investuese Kidia, e cila është përgjegjëse për ndërtimin e stadiumit, thekson se objekti do të ketë çati dhe fushë që do të tërhiqet sipas nevojës dhe një mur LED me një gjatësi prej qindra metrash. Muri LED është projektuar për të hapur një pamje të qytetit poshtë stadiumit.

Kompania e Investimeve Qidia (QIC) është në pronësi të plotë të Arabisë Saudite, gjegjësisht Fondit të Investimeve Publike që menaxhohet nga Princi Bin Salman.

I njëjti fond zotëron klubin anglez të Premierligës Newcastle.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT