Seancë gjyqësore më 22 nëntor për Belinda Ballukun, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 22 nëntor 2025, ora 09:00, do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve për caktimin e masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Seanca zhvillohet në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjykimi ka për qëllim shqyrtimin e masave të sigurisë për të pandehurit, duke garantuar vijimin e procesit penal sipas ligjit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT