Kandidati për kryetar të Gostivarit nga Koalicioni VLEN, Sebaedin Dauti, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe frytdhënës me banorët e lagjes Çajl, ku u diskutua vizioni për një qytet më të zhvilluar dhe më dinjitoz, me mundësi të barabarta për të gjithë.
Dauti theksoi se nga ky takim mori jo vetëm ide të vlefshme për zhvillim, por edhe një mbështetje të fuqishme qytetare që motivon ekipin e tij për të vazhduar punën.
“Rruga jonë është e drejtë, ndryshimi është i pashmangshëm dhe bashkë do ta sjellim dinjitetin që Gostivari e meriton,” deklaroi Dauti.
Tubimi konfirmoi vendosmërinë e qytetarëve të Çajlit për të mbështetur vizionin e VLEN-it dhe për të sjellë ndryshime pozitive në komunë.