Sebastjan Spahiu me golin debutues në fanellën e Shkëndijës solli 3 pikët

Një gol i Sebastjan Spahiut mjaftoi për tre pikë nga ndeshja e xhiros së 7-të të LPFMV-së përballë Tikveshit në Tetovë. 

  • Shkëndija fiton 1:0 me Tikveshin e Kavadarit në duelin e xhiros së shtatë në LPFMV
  • Sebastjan Spahiu me golin debutues në fanellën e Shkëndijës solli 3 pikët
  • Latifi ishte asistent i golit, derisa me super pritje në portë u dallua Gaye
  • Kuqezinjtë humbën mundësi të shumta dhe në fund të ndeshjes rezikuam jo pak 

Shkëndija rikthehet te fitorja me një gol të vetëm të Spahiut në pjesën e parë, në një ndeshje ku në momente shfaqëm probleme në menaxhim të lojës. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me presion dhe dominim, duke krijuar disa mundësi të pastra për gol. Goli i vetëm erdhi pas një aksioni në minutën e 36-të, kur Latifi asiston në shtyllë të dytë, ku Spahiu shënon dhe stadiumi shpërthen në festë!

Në pjesën e dytë, loja mbeti nën kontroll të Shkëndijës, megjithëse edhe Tikveshi ashtu si në të parën edhe në vazhdim pati rastet e veta, mirëpo Gaye ishte hero me disa pritje fantastike. Edhe sulmuesit tanë rrezikuan me disa aksione, por pa gjetur golin e dytë. Një fitore minimale, por e madhe për moralin dhe klasifikimin Shkëndija merr tri pikë të merituara para tifozëve tanë!

Ndeshja e radhës

Rabotniçki-Shkëndija

Shkup | 24 shtator 2025 | 15:30

SHKËNDIJA-TIKVESHI 1:0 (1:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Gjyqtar: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)

Golashënues: Spahiu 36’ (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Cake, Belica, Ajeti, R. Ramadani, Zejnullai (Meliqi 90’+2), F. Ramadani (Tamba 46’), Spahiu (Krasniqi 74’), Ibraimi (c) (Ademi 81’), Latifi (Webster 81’).

Trajner: Jeton Beqiri

TIKVESHI: Stevkovski, Ramadani, Stojanov, Ivanovski (Akabueze 13’), Petroviq, Najdovski, Varelovski (c), Todorov (Rajçinovski 81’), Stojkoski, Milovanoviq, Ilievski

Trajner: Gjorgji Mojsov

TË NDRYSHME

TË FUNDIT