Sedat Bislimi fton bujqit dhe afaristët e Karshiakës në takim për zhvillimin e bujqësisë

Kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka ftuar bujqit dhe afaristët e Karshiakës në një bashkëbisedim të hapur që do të mbahet nesër, më 3 tetor, në ora 18:00, në Restaurant Guri 1.

Në takim do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë e bujqësisë, si dhe për perspektivat e zhvillimit ekonomik në komunë.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe Ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, dhe Zëvendësdrejtori i Agjencionit për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mevlan Morina.

“Ky është moment i rëndësishëm për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar së bashku të ardhmen e bujqësisë në komunën tonë”, theksoi Sedat Bislimi në ftesën e tij publike.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT