Sedat Bislimi: Hapja e shtabit në Studeniçan tregoi se ndryshimi është i pashmangshëm

Kandidati i Koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, në hapjen e shtabit zgjedhor falënderoi banorët për mbështetjen e madhe dhe entuziazmin e treguar.

“Hapja e shtabit tonë u shndërrua në një tubim madhështor që dëshmoi se ndryshimi që VLEN është i pashmangshëm. Besimi dhe përkrahja juaj janë forca jonë. Ndryshimi i shumëpritur për komunën tonë filloi prej sonte,” u shpreh Bislimi para të pranishmëve.

Ai theksoi se kjo mbështetje masive është shenjë e qartë se qytetarët kërkojnë një drejtim të ri dhe një qeverisje lokale të përgjegjshme në Studeniçan.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT