Sedat Bislimi me banorët e Gaberit: Zhvillim i barabartë për çdo zonë

Dje, kandidati për komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, së bashku me Zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, deputetin e zonës Bekim Sali, drejtorin e QMK Muhamed Ali, Dr. Muhammed Murtezin dhe Xhelal Ramushin – bartës të listave për këshilltarë, zhvilluan takim me banorët e fshatit Gaber që jetojnë në Çair dhe rrethinë.

Në këtë takim u diskutua për kërkesat dhe nevojat e banorëve, me theks të veçantë te infrastruktura dhe gjendja e rrugës që lidh banorët me vendlindjen e tyre.

Me kënaqësi u bë e ditur se rikonstruksioni i rrugës tashmë ka nisur, një projekt i shumëpritur që do t’i sjellë lehtësira të mëdha banorëve, duke i dhënë fund një problemi shumëvjeçar dhe duke përmirësuar qasjen drejt fshatit.

Sedat Bislimi theksoi se ky projekt është pjesë e vizionit për një qeverisje që synon zhvillim të barabartë për çdo zonë dhe respekt për nevojat e secilit qytetar. Ai falënderoi banorët e Gaberit për mbështetjen dhe besimin, duke theksuar se dera e tij do të jetë gjithmonë e hapur për ta, për të dëgjuar dhe për të vepruar.

“Një zë për Studeniçanin dhe Gaberin” – u shpreh Bislimi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com